Telegrafi

Sergio Ramos i lodhur nga spekulimet për Mourinhon

Sergio Ramos thotë se është lodhur nga spekulimet e vazhdueshme për një rikthim të Jose Mourinhos në Real Madrid.

Reali ishte lidhur shumë me një rikthim të Mourinhos pas largimit të portugezit nga Manchester United më herët gjatë javës.

“Ne nuk kemi dëgjuar spekulime për Ronaldon”.

“Ai e ka parë grupin këtu dhe ky ishte sekreti i suksesit. Na vjen mirë që ai po bën mirë te Juventusi”.

“Sa për Mourinhon, nuk është puna ime të vendos për trajnerët. Ne kemi kaluar pesë vite nga largimi i tij dhe ende flitet për Mourinhon”.

“Ne kemi përgjegjësi për të fituar një tofe dhe ne po flasim ende për Mourinhon. Kapiteni nuk vendos kush është trajneri”.

“Kur flas për respekt, flas për jetën dhe jo vetëm futbollin. Respekti fitohet dhe nuk caktohet”.

“Nuk kam ndonjë problem me dikë”, deklaroi Ramos.

/Telegrafi/