Futbollisti i Spanjës, Sergio Ramos, nuk është vetëm futbollist i mirë.
Në një video të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, futbollisti spanjoll shihet në profesionin e frizerit ku ai edhe qethë bashkëlojtarin e tij, Alvaro Morata.
Ndonëse rezultati nuk dihet, shihet se Ramos kënaqet duke e bërë këtë gjë dhe ndoshta ka shumë njohuri në këtë lëmi, shkruan Telegrafi.
Ramos vet ka shumë stil sa i përket frizurave, teksa Alvaro Morata ka ardhur pa u qethur në shtabin e kombëtares spanjolle, e kështu ka rënë në duart e Ramosit pasi që daljet në qytet janë të ndaluara në fokus të ndeshjeve të rëndësishme për Euro 2016. /Telegrafi/