I janë dashur 11 ndeshje Sergio Ramosit që ta gjejë golin e parë për Real Madridin në sezonin 2019/20, kur shënoi nga pika e bardhë ndaj Leganes.
Me këtë gol ai ka lënë shenjë me shënime për Real Madridin çdo vit për klubin nga Santiago Bernabeu që nga viti 2005.
Ai tani ka shënuar në 16 edicione radhazi, që është një rekord që e mban së bashku me Lionel Messin, pasi ai kishte shënuar edhe në dy sezonet e tij të fundit me Sevillan.
Only two players have scored in each of the last 16 La Liga seasons:
✅ Lionel Messi
and now…
✅ Sergio Ramos pic.twitter.com/dVhrUsleXP
— GOAL (@goal) October 30, 2019
Ramos është një golashënues mbresëlënës për Madridin pasi gjithsej ka shënuar 85 gola.
Ai shënoi nga pika e bardhë ndaj Leganes, pas tentimit të dytë, pasi në herën e parë penallti u huq nga ai, por portieri e kishte lëshuar portën para kohe.
Me 62 gola në La Liga ai është larg më mirë se të gjithë mbrojtësit aktual, pasi pas tij vijnë Gerard Pique me 28 dhe Marcelo me 25 gola.
Sergio Ramos has now scored in each of the last 16 LaLiga seasons:
2004-05: 2
2005-06: 4
2006-07: 5
2007-08: 5
2008-09: 4
2009-10: 4
2010-11: 3
2011-12: 3
2012-13: 4
2013-14: 4
2014-15: 4
2015-16: 2
2016-17: 7
2017-18: 4
2018-19: 6
2019-20: 1*Not bad for a defender. pic.twitter.com/w9SRFoHZVe
— Squawka (@Squawka) October 30, 2019
Para tij dhe vështirë i arritshëm është Fernando Hierro me 106 gola. /Telegrafi/