Site icon Telegrafi

Sergio Ramos gjobitet me 225 mijë funte nga autoritetet spanjolle për prerjen ilegale të drunjëve

Sergio Ramos dhe bashkëshortja e tijj, Pilar Rubio (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Futbollisti Sergio Ramos është goditur me një gjobë prej gjashtë shifrash për prerjen e pemëve shekullore në Madrid.

Autoritetet në kryeqytetin spanjoll miratuan njëzëri gjobën të premten, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Pretendohet se kompania e mbrojtësit të Real Madridit ka prerë nga 50 deri në 90 pemë të llojeve: pisha, lisë dhe plep në lagjen La Moraleja.

Sergio Ramos (Foto:Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

EFE raporton se kompania e Ramosit, “Aguilena de Inversiones Sociedad Anonima”, do të duhet të dorëzojë 225,000 funte dhe të riprodhojë tri herë më shumë pemë se sa ato që kanë prerë – në varësi të një apeli të mundshëm.

Pemët e prera u dërguan në një ngastër toke që 33-vjeçari bleu për të ndërtuar shtëpinë e tij.

Sergio Ramos dhe familja e tij (Foto: Paolo Blocco/Getty Images/Guliver)

Shtëpia, në të cilën ai jeton me gruan e tij Pilar Rubio dhe fëmijët e tyre, u ble dy vjet më parë dhe iu nënshtrua një ridizajnimi të plotë që i përshtatet shijeve të tyre.

Një fqinj pastaj thirri policinë kur Ramos preu pemët, disa prej të cilave ishin shekuj të vjetra. /Telegrafi/

Exit mobile version