Telegrafi

Sergio Ramos e shijon në maksimum golin në stërvitje nën brohoritjen e tifozëve që shikonin nga larg

Sergio Ramos e ka shijuar në maksimum golin e realizuar në stërvitje te Real Madridi para takimit në Superkupën e Spanjës me Athletic Bilbaon.

Kapiteni i Los Blancos së bashku me bashkëlojtarët filluan të praktikonin goditjet e tyre në stërvitje, para sfidës së vështirë.

Një grup i tifozëve ishin duke shikuar nga larg seancën stërvitëse të Real Madridit, me Ramosin që në ato momente shënojë një gol.

Tifozët filluan të duartrokasin për goli e realizuar me spanjollin që filloi t’i gëzohej atyre brohorive.

“Çfarë kënaqësie të kesh audiencë, na mungoni”, ka shkruar Ramos në videon e stërvitjes. /Telegrafi/