Sergio Ramos ka pesë muaj që është pa skuadër, përkundër që ofertat për të nuk kanë munguar.
Veterani spanjoll ka pasur oferta nga Arabia Saudite, Argjentina, Brazili, disa klube nga MLS, por edhe nga skuadra të ndryshme evropiane.
Megjithatë deri më tani ai nuk është bindur nga asnjë ofertë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Ligën Premier.
Newcastle United ndodhet në një situatë të komplikuar pas dëmtimit të mbrojtësit të tyre titullar, Sven Botman , i cili do të jetë jashtë fushës për gjashtë deri në nëntë muaj.
Në mungesë të një prej shtyllave të tij mbrojtëse, klubi britanik ka filluar të vlerësojë opsionet për të forcuar mbrojtjen e tij dhe objektivi kryesor është Sergio Ramos.
Me urgjencën për të mbuluar humbjen e Botman, Newcastle janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej 10 milionë eurosh për të nënshkruar me mbrojtësin spanjoll.
Plani do të ishte që të sigurohet përfshirja e tij për një sezon e gjysmë, me qëllim që Ramos të sigurojë përvojën dhe udhëheqjen e tij në mbrojtje gjatë kohës që zgjat rikuperimi i Botman.
Në moshën 38-vjeçare, ai vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të kompletuar, i cili shquhet për aftësinë e tij për të lexuar lojën, forcën fizike dhe aftësinë për të shënuar gola nga grupet.
Negociatat mes palëve janë duke u zhvilluar dhe Ramos duket i destinuar të zbarkojë në St James Park. /Telegrafi/