Telegrafi

Sergio Ramos drejt largimit nga Real Madridi: Zbulohet biseda e tij me Florentino Perezin

Lideri dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka shumë gjasa të largohet në fund të edicionit.

Në emisionin “El Chiringuito” është zbuluar një bisedë mes presidentit të klubit Florentino Perez dhe Sergio Ramosit, kur janë takuar së fundmi për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Gazetari Josep Pedrerol, nga burime të sigurta ka thënë se Ramos e ka refuzuar ofertën e Perez.

“Kur Ramos refuzoi ofertën e Real Madridit, Florentino Perez i tha; ‘Duhet ta planifikojmë sezonin pa ty…’. Dhe Ramos iu përgjigj; ‘Bëje’”, deklaroi Pedrerol.

Sergio Ramos është pjesë e Madridit që nga viti 2005.

Ai deri më tani ka bërë 670 paraqitje me klubin e Los Blancos, ka shënuar 101 gola. /Telegrafi/