Telegrafi

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio shijojnë momente romantike në Paris

Foto: Instagram

Pilar Ruboi dhe Sergio Ramos po argëtohen në masë të madhe në qytetin e dashurisë, Parisin.

Ata duket se po kalojnë periudhën më të mirë në çift.

Kjo u bë e qartë në rrjetet sociale këtë javë.

Foto: Instagram

Çifti kanë më shumë se një dekadë bashkë, kanë katër fëmijë, por edhe publikisht e tregojnë gjithmonë dashurinë për njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sergio Ramos

Në fakt, ka qenë modelja që ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale, Instagram përmes të cilave i thoshte të gjitha.

“Qyteti i dashurisë…ose…dashuria nq qytet. Mos më shikoni kështu ose do të vdes”, ka shkruar Rubio.

Foto: Instagram

Ata janë vendosur në Paris që nga vera e vitit 2021 kur Sergio Ramos duhej të largohej nga Real Madrid dhe të gjente një shtëpi në Paris.

Përveç kësaj, Pilar nuk i ka lënë anash angazhimet e saj profesionale. Ajo vazhdon të bashkëpunojë me ‘El Hormiguero’.

Gjithçka shihet se po shkon mirë dhe fotoja është një pasqyrim i vërtetë se si ndihen së bashku. /Telegrafi/