Telegrafi

Sergio Perez triumfon në Bahrejn, Ferrari zhgënjen sërish

(Foto: Instagram/F1)

Befasi në garën e parafundit të Formula 1. Në Bahrejn në cirkuitin e Sakhir triumfoi në mënyrë befasuese Valteri Bottas.

Fitorja e parë në Botëror për pilotin meksikan të Racing Point, i cili shfrytëzoi një gafë të Mercedes me talentin George Russell. 22-vjeçari po zëvendëson kampionin Hamilton e infektuar me Covid-19.

Russell po dominonte garën e Sakhir, por mekanikët gabuan gjatë momentit që ndodhej në bokse. Anglezit iu montuan gomat e Valtteri Bottas dhe iu desh të kthehej përsëri në bokse – transmeton SuperSport.

(Foto: Instagram/F1)

Russell e mbylli në vend të nëntë, por tregoi aftësi fantastike në makinën e njohur gjermane. Podi u kompletua nga Esteban Ocon i Renault në vend të dytë dhe kanadezi Lance Stroll i Racing Point u rendit i treti. Tjetër zhgënjim i makinave Ferrari.

Charles Leclerc përfundoi jashtë pistës që në xhiron e parë goditi fituesin Perez dhe nxori jashtë edhe Max Verstappen, ndërsa Sebastian Vettel nuk shkoi më shumë se pozicioni i 11-të, duke vazhduar ecurinë e dobët në këtë sezon të fundit të tijin me Ferrarin.