Sergio Llull është zgjedhur MVP i stinorit të rregullt në Euroleague 2016/17.
Llull, sivjet ishte basketbollisti më i mirë i Real Madridi.
Ai luajti me mesatare prej 16.4 pikëve, 5.9 asistime dhe me 16.9 pikë në indeksin për efikasitet në mbi 32 ndeshje, transmeton borizani.
Këto shifra për spanjollin 29 vjeçar, ishin shifrat më të larta gjatë 10 viteve të karrierës në Real Madrid.
Sergio Llull, gjatë ceremonisë u shpreh “Së pari dua të them se është një nder të ×tojë këtë çmim, dua të falenderojë të gjithë ata që më votuan dhe gjithashtu bashkëlojtarët dhe trajnerët e mi, që punuan gjatë tërë vitit me mua, pa ndihmën e tyre ishte e pamundur ta ×tojë këtë çmim, faleminderit”.