Telegrafi

Sergio Canales zgjedh Realin

18-vjeçari u bë i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, duke qenë se shënoi pesë gola në tetë paraqitje të La Ligas, ndërsa Marca njofton se ai është pajtuar për t’iu bashkëngjitur Mbretërve për vlerën prej 6 milionë eurosh.

Transferimi vjen përkundër ofertave luksoze nga Blutë dhe Pasanikët.

Kontrata e re me Los Blancos do t’i sigurojë Canalesit një milionë euro në vit, që është sa gjysma e asaj që i ofroi City. /Telegrafi/