Site icon Telegrafi

Sergio Arribas: Talenti i Real Madridit që po e udhëheq gjeneratën e artë të La Fabricias

Kur vije momenti se kush duhet të inkuadrohet te skuadra e parë e Real Madridi ndër vite, ka shumë zgjedhje.

Vinicius Junior, Rodrygo dhe Renieri, kanë kaluar në radhët e Los Blancos për një shumë të majme, derisa lista me Martin Odegaard, Fede Valverde dhe Andriy Lunin, janë në listën e fundit.

Termi “ Baby Galaticos” është përdorur nga Florentino Perez për të përshkruar investimet që po i bëjnë së fundmi në akademinë e klubit.

Lojtari i fundit që ka arritur të marrë vëmendjen nga mediat në Spanjë është 19-vjeçari Sergio Arribas që ka dominuar në të gjitha grupmoshat ku ka luajtur.

Ai ishte në bankën rezervë në skuadrën e parë në ndeshjen hapëse në La Liga përballë Real Sociedadit, dhe pritja kishte përfunduar shumë shpejtë kur ai u fut në fushë nga Zinedine Zidane.

Ai u selektua në grupin e të rinjve te Real Madridi që luajnë në skuadrën e parë, mirëpo që ai do të jetë më shumë në Castilla.

Lojtari arriti të lë gjurmë në të gjitha grupmoshat, që kur iu bashkua Real Madridit në moshën 11-vjeçare nga Leganes.

Me formën e tij impresionuese në grupmoshat, Zidane e kishte ftuar atë në vitin 2017 që të stërvitej me skuadrën e parë kur ishte vetëm 16-vjeçar.

Interi ka tentuar që disa herë të transferojë atë nga Los Blancos, mirëpo që këta të fundit nuk kanë pranuar asnjë ofertë.

Lojtari që luan me këmbën e majtë e preferon pozitën e 10-shit në skuadër, duke preferuar më shumë liri në fushë dhe të jetë organizator i lojës.

Arribas cilësohet si një yll që do të shkëlqejë në të ardhmen në skuadrën e parë të Real Madridit, duke u vlerësua si një lojtar me cilësi të ngjashme me Luka Modricin. /Telegrafi/

Exit mobile version