Sergi Roberto ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2022.
Lojtari kishte kontratë deri në vitin 2019 dhe futej në vitin e fundit të marrëveshjes së tij paraprake me klubin katalunas.
Është vet klubi i cili e ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me lojtarin i cili është rritur në akademinë e klubit.
Me kontratën e re lojtari do të ketë përftime më të mëdha, ndërsa nuk mungon tashmë edhe klauzola e zakonshme që po vihet nga klubet e mëdha.
Çdo skuadër që dëshiron ta blejë mesfushorin që luan edhe si mbrojtësi i djathtë duhet t’i paguajë klubit 500 milionë euro.
Klauzolë marramendëse që iu është dhënë edhe shuam lojtarëve të tjerë.
🔊 @jmbartomeu: "@SergiRoberto10 is a player we have for the future and we thank him for the values he represents. He is a key part of the club and he is part of an historic cycle" #SergiRoberto2022 https://t.co/hlUBJYGUsx
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 22, 2018
Sergi Roberto ka arritur të zë vend në formacion nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes, duke lënë në bankë Nelson Semedon dhe Alexis Vidal.
26-vjeçari është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2010, kur te Barcelona ishte trajner Pep Guardiola. /Telegrafi/