Trajneri i përkohshëm i Barcelonës, Sergi Barjuan mbeti i frustruar pasi ‘epoka’ e tij filloi me një barazim zhgënjyes 1-1 në shtëpi ndaj Alavesit.
Barjuan është vendosur në ngarkim të përkohshëm pas shkarkimit të ish-trajnerit Ronald Koeman.
Megjithatë, pavarësisht besimit brenda skuadrës për një fillim të ri pas largimit të Koeman, ata u përpoqën të krijonin shanse kundër vizitorëve baskë.
Pavarësisht se kishin shumë raste, Barcelona arriti ta konkretizojë vetëm një me anë të Memphis Depay dhe Barjuan pretendoi se ishte vendi ku ata përfundimisht dështuan.
“Ne e kontrolluam lojën dhe ishim intensivë në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Sergi pas ndeshjes.
“Ne kishim shanset tona për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen, por nuk mundëm t’i shfrytëzonim”.
Full time #BarçaAlavés pic.twitter.com/aJ523TxUZ0
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 30, 2021
“Kam pasur shumë pak kohë për të punuar me lojtarët. Jam përpjekur t’i rregulloj si në nivel mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues”.
“Por, këta lojtarë janë shumë të mirë dhe duhet të besojnë në veten e tyre”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Sergi gjithashtu tregoi se ai pret të jetë në krye të ekipit për udhëtimin e mesjavës në Ligën e Kampionëve për t’u përballur me Dynamo Kyiv me një vendim për pasardhësin e Koeman që nuk pritet deri në fundjavën e ardhshme.
Skuadra do të fluturojë për në Ukrainë të hënën përpara ndeshjes së tyre me skuadrën e Mircea Lucescu me vetëm tre pikë në tabelë nga tre ndeshjet e grupit deri më tani në sezonin 2021/22. /Telegrafi/