Sergi Barjuan u prezantua si trajner i përkohshëm i Barcelonës sot (e premte) pas shkarkimit të Ronald Koeman dhe ai është i emocionuar për sfidën që e ka përpara.
Barcelona vazhdon të përpiqet të sjellë sa më shpejt trajnerin e Al Sadd, Xavi Hernandez, por deri atëherë do të jetë Sergi ai që do të jetë në krye të ekipit të parë.
Sot (e premte) në një konferencë shtypi të organizuar në Camp Nou, presidenti Joan Laporta prezantoi Sergin si trajner të përkohshëm dhe ky i fundit ndihet i lumtur.
“Faleminderit për besimin”, ka thënë fillimisht Sergi gjatë konferencës për shtyp.
“I dërgoj një përqafim të madh Koemanit. Ka pak vend për të punuar kur luan të martën dhe të shtunën”.
“Do të përpiqem të shtyj metodat që mendoj se mund të jenë efektive. Mënyra se si ne luajmë nuk do të ndryshojë, lojtarët janë të njëjtë. Ne kemi diskutuar disa koncepte taktike”.
🎙 Interim manager Sergi Barjuan's first words:
𝗪𝗔𝗧𝗖𝗛 𝗡𝗢𝗪 𝗢𝗡 𝗕𝗔𝗥𝗖̧𝗔 𝗧𝗩+
🖥 https://t.co/v28AM27Zzq pic.twitter.com/jmOwdurnKj— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 29, 2021
Ndryshimi i atmosferës
Sergi është i vendosur të krijojë një atmosferë pozitive në ekipin e parë gjatë kohës së tij si trajner.
“Gjëja e parë është të kthejmë fytyrat e lumtura. Nëse i kthejmë lojtarët dhe rikuperojmë idenë e futbollit sulmues, kjo do të na ndihmojë”.
“Unë jam një fitues dhe më pëlqejnë lojtarët fitues. Të gjithë duhet ta kthejmë situatën. Në varësi të asaj që shohim, ne do të ndërhyjmë në një masë më të madhe ose më të vogël”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
🎙 Interim manager Sergi Barjuan explains his objectives: pic.twitter.com/39ruKf6Z5X
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 29, 2021