Telegrafi

Serena Williams mposht me lehtësi Maria Sharapovan në US Open

Serean Williams dhe Maria Sharapova (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Serena Williams ka triumfuar mbi Maria Sharapovan në US Open në raundit e parë të garës gjatë rivalitetit 15-vjeçar.

Tenistja që ka fituar 23 grand slame, deri më tani ka fituar 20 nga 22 takime përgjatë fitores së saj 6-1, 6-1.

Dyshja nuk ishin takuar që nga viti 2016 dhe pse ishte parashikuar që të takoheshin edhe më parë në vitet e kaluar, mirëpo Williams kishte një lëndim që e la jashtë vitin e kaluar në French Open.

Serean Williams (Foto: Matthew Stockman/Getty Images/Guliver)

Sharapova nuk është as afër lojtares që e mposhti tenisten amerikane në finalen e Wibledonit të zhvilluar në vitin 2004 dhe pas një viti që e fitoi meçin tjetër.

Maria Sharapova (Foto: Matthew Stockman/Getty Images/Guliver)

Tenistja 32-vjeçare nuk luajti edhe aq keq, derisa kishte 73 për qind të seteve, mirëpo Williams i fitoi pothuajse të gjitha.

Tenistja amerikane është duke shpresuar që ta barazojë rekordin e Maragret Court me 24 trofe të fituar, ndërsa meçi ndaj Sharapovës zgjati 59 minuta. /Telegrafi/