Site icon Telegrafi

Serena Williamsit nuk ia lejon feja që ta festojë ditëlindjen e vajzës

Vajza e tenistes, Serena Williams do të mbush këtë javë një vit prej kohës së lindjes, por që këtë përvjetor nuk do ta festojë legjenda amerikane.

Në konferencën për shtyp gjatë hapjes së turneut të hapur US OPEN, Williams shpjegoi qartë arsyet pse vajza e saj nuk do ta festonte ditëlindjen.

“Olimpia nuk feston ditëlindjet, jemi dëshmitarë të Jehovait, prandaj nuk e bëjmë”, tha Serena shkurtimisht.

Vitin e kaluar, ajo zbuloi në një intervistë me revistën Vog se i përket asaj bashkësie fetare.

“Kjo tani është e rëndësishme për mua. Më parë kurrë nuk i kam praktikuar rregullat fetare, megjithëse kam dashur”, tha Williams.

Ajo u bë Dëshmitare e Jehovait gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, në një kohë kur nëna e saj shkoi në këtë bashkësi fetare.

Ndryshe, kur është fjala për bashkëshortin e saj, Alex Ohanian, besohet se edhe ai i takon të njëjtit bashkësi fetare. /Telegrafi/

Exit mobile version