Telegrafi

Serena Williams zbulon unazën e martesës dy milionë dollarëshe (Foto)

Serena Williams dhe bashkëshorti Alexis Ohanian duket se po e shijojnë shumë javën e parë të jetës martesore.

Fakt për këtë është bërë një foto e adhurueshme e vajzës së tyre dymuajshe, Olympia.

“Babi e di se unë e dua shumë krijimin si leopard”, shkruan Serena në foton e vajzës të postuar në Instagram.

Mirëpo Olympia nuk është e vetmja gjë e adhurueshme në imazh, pasi unaza e Serenës është një detaj që nuk mund ta shmangësh.

Unaza është një rreth i përjetësisë që në njërën anë mban një pikë loti dhe në anën tjetër tri gurë në prerje të vogla në gurin emerald.

Lexo po ashtu Publikohen imazhet e para nga dasma përrallore e Serena Williams (Foto)

Unaza është porositur veçanërisht për Serenën dhe mban vlerën prej dy milionë dollarësh.