Serena Williams është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Ylli më i madh i tenisit për femra ka publikuar në Snapchat një selfie ku ajo po pozonte përpara një pasqyre dhe ka treguar barkun e saj dhe ka shkruar “20 javë”, por më vonë ajo e ka fshirë foton.
Nëse është e vërtetë Williams ka qenë rreth shtatë muajshe shtatëzanë kur ajo fitoi në Melbourne titullin e 23-të të Grand Slam para 12 javësh, sipas BBC.
Kujtojmë se tenistja amerikane është në lidhje me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian. /Telegrafi/