Serena Williams pësoi humbjen më të rëndë në karrierën 23-vjeçare të tenisit.
Tenistja amerikane kurrë në karrierë nuk kishte humbur me një rezultat katastrofal në ndonjë turne të madh.
Në ndeshjen e parë të turneut të WTA në San Jose, pas vetëm 50 minutave të ndeshjes, ajo humbi ndaj britanikes Johanna Kontas me rezultat 2-0, në sete 6:1 dhe 6:0.
Serena Williams last night suffered the WORST defeat of her professional career as she fell to a 6-1, 6-0 defeat to Britain’s Johanna Konta in just 53 minutes. ?
Great performance by Konta. ??? pic.twitter.com/e9DLgp9b11
— Team FA (@TeamFA) August 1, 2018
Gjatë gjithë ndeshjes, Serena nuk kishte asnjë “break” gjersa ka bërë 25 gabime dhe ka pasur sukses vetëm 41 për qind në shërbimin e parë.
“Unë u përpoqa të mos mendoja se një lojtare e madhe është në anën tjetër të rrjetit. Thjesht ishte një ndeshje mes një lojtare të madhe dhe një më të mire të ditës së sotme. Serena nuk ishte në ditën e vete, madje as afër saj”, tha britanikja.
Theksojmë se 37-vjeçarja Serena deri më tani ka fituar në 23 turne Grand Slam dhe është konsideruar nga shumë njerëz si lojtarja më e madh në histori të tenisit. /Telegrafi/
.@JohannaKonta stuns Serena Williams, 6-1, 6-0!
Takes 12 games in a row to move into @MubadalaSVC second round! pic.twitter.com/MtZY0Bkos4
— WTA (@WTA) August 1, 2018