Telegrafi

Serena Williams pas pësimit ndaj Katolina Pliskovas: Kjo humbje nuk ishte aq e dhimbshme

Karolina Pliskova dhe Serena Williams

Serena Williams pësoi një humbje të papritur në çerekfinale të Australian Open.

Karolina Pliskova i shkaktoi humbje tenistes amerikane me rezultat 2-1, në sete 6:4, 4:6 dhe 7:5.

Tenistja çeke shpëtoi katër “match-point” për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale të garës prestigjioze që zhvillohet në Melburn.

Serena ishte mjaft e qetë në konferencën për shtyp dhe tha se nuk është e vërtetë se humbi shkaku i lëndimit të këmbës.

“Këmba ime është në rregull, por e urrej që të thërras mjekët. Në ato momente e ndjeva se nuk ishte e nevojshme, ose thjesht nuk mendoj se kjo ishte një çështje serioze. Unë vetëm vazhdoja të luaja”, tha ajo duke treguar se do të jetë në Mastersin e Indian Wells që do të zhvillohet në muajin mars.

Serena ishte duke fituar në setin e fundit 5:1 dhe në shërbime 40:15, ku 26-vjeçarja në saje të ambicies dhe këmbënguljes së madhe, arriti në fund që më shumë se dy orë loje të dal fituese.

Lexo po ashtu Karolina Pliskova eliminon papritmas Serena Williamsin nga Australia Open

Nuk ka ndodhur që Serena të humb pas një avantazh të tillë, por që nuk duket të jetë serioze për tenisten.

“Ajo luajti tenisin e saj më të mirë. Kjo humbje nuk ishte aq e dhimbshme, sa që të pyesja veten se çfarë mund të bëja më mirë “, përfundoi Serena. /Telegrafi/