Telegrafi

Serena në raundin e katërt të Australian Open

Tenistja amerikane, Serena Williams, është kualifikuar në raundin e katërt të Australian Open pa humbur asnjë set.

Ajo arriti fitoren e tretë me dy sete (6-1, 6-3), ndaj bashkëkombëses së saj, Nicole Gibbs, e 92-ta në klasifikimin botëror, të shtunën në Melburn.

Williams që është e dyta në klasifikimin botëror, fillimisht ndjeu pak vështirësi, por deri në fund të ndeshjes gjithçka foli për të.

Ajo do të ndeshet në raundin e ardhshëm me çeken Barbora Strycova, e cila është e 16-ta në renditje.