Një nga tenistet më të suksesshme në botë, Serena Williams, ka shokuar gjithë botën me lajmin e fundit që e ka publikuar në rrjetet sociale.
Amerikania që njihet për performancat në tenis tash ka shokuar botën duke konfirmuar se është shtatzënë.
Në një seri postimesh në Snapchat, ajo ka konfirmuar se është 20 javë shtatzënë, shkruan Telegrafi.
Sipas mediave amerikane, Serena ka qenë shtatzënë edhe kur e ka fituar grand slam turneun, Australian Open.
Nuk kanë munguar as reagimet e para për këtë lajm të Serenas, ku sidomos femrat janë çuditur.
Nuk kanë munguar postimet në Twitter që e cilësonin Serenan si të guximshme dhe “super femër” për faktin që ka luajtur duke qenë shtatzënë.
“Nuk mund të ngritem nga vendi kur jam me menstruacione, kurse Serena si shtatzënë fitoi një grand slam turne. Super femër”, shkruan në një nga postimet më të pëlqyera rreth kësaj teme.
Serena njihet si një nga tenistet më të mira që ka njohur bota e tenisit. /Telegrafi/
Serena Williams was pregnant when she won the Australia Open in Jan. but I cant even get out of bed when I'm on my period. Sis is superwoman
— Taryn Finley (@_TARYNitUP) April 19, 2017