Telegrafi

Serena fiton titullin e tretë në Wimbledon

Ky ishte triumfi i tretë për numrin dy të botës ndaj motrës së saj në finalen e turneut britanik. Setin e parë Serena e fitoi me pak mundim (7-6), pasi u detyrua ta fitojë në tie-break (7-3), ndërsa të dytin e fitoi bindshëm (6-2).

29-vjeçarja Venus shpresonte të sigurojë edhe titullin e gjashtë Wimbledon, por nuk arriti t’i bëjë ballë motrës së saj më të re.

27-vjeçarja Serena, e cila vitin e kaluar u mposht në finale pikërisht nga Venus, tash ka fituar tre tituj Wimbledon. Ajo kishte mposhtur motrën e saj edhe në finalet e vitit 2002 dhe 2003 për të fituar po këtë turne.