Telegrafi

Serena dhe Henin në rrethin e tretë

Serena Williams, që është në ndjekje të trofeut të saj të parë Roland Garos që pas vitit 2002, ka dominuar në takimin që zgjati vetëm 55 minuta, për të mposhtur gjermanen Julia Georges me rezultat 6-1 dhe 6-1. Amerikania do të ketë punë me fituesen e takimit Jill Craybas dhe Anastasia Pavlyuchenkova.

Katër herë kampiones së French Open, Justine Henin, iu deshën dy sete të cilat i fitoi me rezultat 6-3 dhe 6-3 ndaj Klara Zakopalova, ndërsa në rrethin e tretë do të përballet me Maria Sharapovan ose Kirsten Flipkens. /Telegrafi/