Kryesia e Partisë Socialdemokrate të Kosovës në mbledhjen e saj analizoi përgatitjet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe vendosi që të garojë me kandidatët e saj për kryetar në dy komuna, Prizren dhe Klinë.
Në këto zgjedhje PSD do të paraqitet si subjekt i vetëm, kurse në dy komuna për kryetar dhe në disa komuna të tjera për këshilltarë komunalë, transmeton Telegrafi.
Kandidate e PSD për kryetar Komune në Prizren është zonja Shqipe Kastrati, ndërsa për kryetar të Komunës së Klinës do të kandidohet Seremb Gjergji. /Telegrafi/