Site icon Telegrafi

Serdar Ortaç ‘ndezi’ atmosferën për publikun shqiptar në Prizren

Këngëtari i njohur turk, Serdar Ortaç, kishte paralajmëruar prej disa javësh se do të mbante koncert në Prizren.

Dhe ashtu siç kishte premtuar, ai këndoi dje për fansat në “Gold Pool” në Prizren.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, vërehet se atmosfera ka qenë e ndezur,dhe prizrenasit janë ndarë të kënaqur nga performanca e tij.

Serdar është një prej emrave më të njohur në diskografinë turke, dhe është mjaft i pëlqyer për muzikën e tij edhe nga shqiptarët.

Ndër të tjerash, Ai ka ndihmuar së fundmi edhe artisten shqiptare Asya Gashi në hapat e saj të parë të karrierës, kjo pasi ajo po synon fuqishëm të futet në diskografinë turke.

Serdar Ortaç interpretoi para publikut shqiptar disa nga hitet më të njohura në karrierën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version