Site icon Telegrafi

Serdar Ortaç: Kam humbur pasurinë në bixhoz

Serdar Ortaç ka folur për herë të parë rreth thashethemeve se ka humbur pasurinë në kazinotë turke.

Këngëtari i famshëm në një intervistë për Show Tv ka pohuar se çdo gjë është e vërtetë, por që ende nuk është mbushur mend.

“Për momentin s’kam para dhe nuk luajë bixhoz. Por, kurrë të bëjë para nuk mund të them gjë. Do të ishte mirë që mos të luajë, megjithatë kur po dal me miq dhe po shkojmë në ndonjë lokal nate dhe po dehemi, po përfundojmë në kazino”, pohoi ai.

“Aktualisht kam para sa për të jetuar – një shtëpi dhe një veturë. Por, nuk e kam problem paranë pasi që kam miq të pasur dhe ata nuk më lënë të varfër”, tha ndër të tjerash këngëtari.

Lexo po ashtu Serdar Ortaç 'ndezi' atmosferën për publikun shqiptar në Prizren

Theksojmë se 50-vjeçari kohë më parë ka mbajtur një koncert madhështor para publikut shqiptar në Prizren.

Ndryshe, Ortaç njihet për shumë hite ndër të tjerash, si Karabiberim, Dansoz dhe Poshet. /Telegrafi/

Exit mobile version