Serdar Ortaç duket se ka filluar të mishërohet shumë më shumë me fansat shqiptarët.
Këngët i famshëm turk javë më parë e ndihmoi bukuroshen tonë, Asya Gashin, e cila po bënë karrierë në Turqi, në sjelljen e këngës më të re muzikore.
Por, tashmë ylli i madh do të jetë i pranishëm në shtetin tonë, përkatësisht do të performojë në një koncert në qytetin e Prizrenit.
Në fakt, më datën 10 Gusht artisti do të këndojë “Live” në Gold Pool Club për kënaqësinë e gjithë adhuruesve të tij.
“Mirëdita miq. Më 10 Gusht do të jem në Kosovë, në Gold Pool Club të Prizrenit. Të gjithëve ju pres np koncert”, ka pohuar këngëtari përmes një video të publikuar në Facebook.
Klubi ka bërë të ditur që shumë shpejt do të dalin në shitje biletat e koncertit që do pritet të jetë spektakolar.
Më poshtë i keni disa prej hiteve ndër vite të 48-vjeçarit që i ka publikuar për fansat. /Telegrafi/