Site icon Telegrafi

Serdar Ortaç e ndihmon në karrierë Asya Gashin

Në shtetin turk ka një numër të madh të artistëve që kanë prejardhje shqiptare.

Disa prej tyre tashmë edhe publikisht e kanë pranuar se janë shqiptarë, të tillë, si aktori Kivanc Tatlitug dhe aktorja, Asli Enver.

Muaj më parë solli këngën e parë për tregun turk, por tani ka bashkëpunuar me legjendën Serdar Ortac.

https://youtu.be/m1BT4UvtgCk?t=3

Asya Gashi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale teksa e ka falënderuar për bashkëpunim 48-vjeçarin.

“Ti e ndave me mua këngën e bukur “Dansöz”. E vlerësoj mbështetjen dhe për ndihmën tënde. Me këtë këngë të mrekullueshme. Jam shumë me fat që kam pasur mundësi dhe privilegj të punoj me një artist të çmuar si ti”, ka shkruar ndër të tjerash në Facebook, Gashi.

Lexo po ashtu Aktori Kivanç Tatlitug e pranon me krenari origjinën: Po jam kosovar (Video)

Artistja që në realitet quhet Laureta, më parë kishte sjell këngën “Riya”, e cila është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar edhe në shumë projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version