Analisti politike Nikolla Sërbov, ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni, në lidhje me takimet e Nikolla Gruevskit me ambasadorët e huaj. Ai vlerëson se ndërhyrja e ambasadorëve në punët e brendshme, e prish sovranitetin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjithë opinioni i Maqedonisë e pati të qartë se përfaqësuesit e huaj, filluan t’i kalojnë kufijtë dhe të dalin jashtë ingerencave të tyre. Ndërhyrja e prish sovranitetin e shtetit, ndërsa sovraniteti nuk mund të vendoset nën qëndrimin e një personi ose partie politike, në cilido shtet”, është shprehur Sërbov.
Ai si përfaqësues të jashtëm që ndërhyjnë në punët e shtetit, i sheh edhe Organizatat joqeveritare. Ai thotë se këto organizata të financuara nga disa qendra, kanë krijuar monopol mbi sektorin qytetarë./Telegrafi/