Telegrafi

Sërbov: LSDM-ja etiketoi OBRM-PDUKM-në si anti-shqiptare për shkak se mbron interesat e maqedonasve (Video)

Nikolla Sërbov në një intervistë për TV Nova, deklaroi se LSDM-ja arriti që ta etiketojë OBRM-PDUKM-në si anti-shqiptare në sytë e opinionit maqedonas. Ai tha se nëse shikojmë historikisht, OBRM-PDUKM-ja asnjëherë nuk pasur anti-shqiptarizëm në radhët dhe ideologjinë e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për kundrazi OBRM-PDUKM-ja çdoherë ka qenë në bashkëpunim me shqiptarët në Maqedoni. Në fund të shekullit 19 ose pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë një periudhë që nëse i numërojmë organizatat e OBRM-së, kanë qenë në bashkëpunim të madh me shqiptarët në Maqedoni. Unë jam i bindur se etiketimi i OBRM-PDUKM-së si anti-shqiptarë, i është dhënë në vitet e 90-ta nga Shërbimet për Siguri Shtetërore”, deklaroi Sërbov.

Ai gjithashtu tha, se LSDM-ja ka arritur në një pozitë që nëse ndonjëri nga ne angazhohet për të mbrojtur interesat e maqedonasve, ai menjëherë nga LSDM-ja shpallet si anti-shqiptarë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=DNXLdhDlnc0