Telegrafi

Sërbov: 16 milionë dollarë janë lëshuar në llogaritë e 96 OJQ-ve në Maqedoni (Foto)

Anëtari i organizatës “Stop operacionit Soros”, në profilin e tij zyrtarë në Facebook ka shkruar se një numër i madh i Organizatave joqeveritare (OJQ) në Maqedoni, kanë marrë një shumë të madhe parash nga fondacioni Soros, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, prej vitit 2011 deri 2014 në Maqedoni janë futur 16,034.352 dollarë në llogaritë e 96 OJQ-ve, duke përjashtuar fondacionet nga USAID.

Në fund ai gjithashtu shkruan se me organizatë e tij do të vazhdojnë, siç thotë  t’i demaskojnë OJQ-të të cilat punojnë për shkatërrimin e shtetit./Telegrafi/