Site icon Telegrafi

Serbinë e shqetëson ministri gjerman: Veç neve na bëjnë thirrje të përballemi me të kaluarën, e jo Zagrebit e Prishtinës!

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk e po e kupton deklaratën e fundit rreth Serbisë të ministrit gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth, duke i cilësuar fjalët e tij fyese për Serbinë. Ky i fundit ka thënë se nuk po e kupton nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e BE-së, apo e Rusisë.

Lexo po ashtu Ministri gjerman: Serbia duhet ta ketë të qartë, nuk do të lejojmë të importohen konflikte në BE

“Serbia dhe Rusia janë miq tradicionalë, por kur Serbia ka shprehur synimet e saj për të qenë pjesë e Rusisë? Çfarë është ky vulgarizim i politikës së jashtme të Serbisë?”, pyet ai.

Daçiq thotë së ai është shumë i kënaqur me marrëdhënien dypalëshe dhe me mbështetjen e Gjermanisë, por konsideron se fjalët e Rothit, janë “të pahijshme dhe fyese”.

Lexo po ashtu Roth: Kosova kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

“Rusia kundërshton njohjen e Kosovës, ndërsa vendet e tjera perëndimore, nga dialogu në Bruksel, po i detyrojnë vendet e tjera ta njohin Kosovën. Cili vend do të punonte kundër vetvetes? As Serbia nuk do ta bënte asnjëherë. Ne i njohim kriteret e anëtarësimit, ne kemi parë një vend që i ka dëbuar më shumë se 200 mijë serbë dhe nuk po i lejon të kthehen atje, një vend që e ka ndaluar alfabetin cirilik, që ka rehabilituar fashistët dhe mohon Holokaustin, e tani synojnë të bllokojë Serbinë në rrugën e saj evropiane. A janë këto kritere që Kroacia ka kaluar?”, thuhet në një deklaratë të Daçiqit, transmeton lajmi.net “Të gjithë po na thonë dhe po na bëjnë thirrje që të përballemi me të kaluarën, por a duhet këtë dikush t’ia thotë edhe Zagrebit, Prishtinës, Sarajevës, apo vetëm Beogradit”, ka theksuar ai.

Roth ka thënë se Serbia para hyrjes në BE duhet ta njoh Kosovën, ky është kusht dhe detyrim ligjor.

Exit mobile version