Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar me ministrin e Shtetit të Indisë, Jitendra Singh me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Gjatë takimit, kryediplomati serb në veçanti ka theksuar Serbia vlerëson lart siç tha ai “qëndrimin parimor të Indisë për çështjen e Kosovës, si dhe mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, njofton Klan Kosova.
India është në mesin e vendeve që nuk e kanë njohur ende Pavarësinë e Kosovës.
Daçiq po ashtu deklaroi se vizita e ministrit të Shtetit të Indisë është një konfirmim i marrëdhënieve shumë të mira politike midis të dyja vendeve.