Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përballen me shumë probleme, pasi Serbia nuk po e respekton Ligjin për pakicat kombëtare.
Pasivizimi i adresave e ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare janë vetëm dy prej probleme të mëdha që vazhdojnë të përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Në bazë të nenit 16, paragrafi 2 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare në Serbi “simbolet dhe stemat kombëtare nuk mund të jenë identike me simbolet dhe stemat e shteteve të tjera”, e me këtë përdorimi i simboleve, gjegjësisht përdorimi i flamurit kombëtar nuk lejohet pasi është i njëjtë me atë të Republikës së Shqipërisë.
Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë mos përdorimin e lirshëm të simboleve për shqiptarët në Serbi është deklaruar se nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ ) kanë ngritur vazhdimisht çështjen e përdorimit të simboleve kombëtare por sipas tij kjo është vetëm një gamë e gjerë e ligjeve nga Serbia për normat kushtetuese që nuk mundësojnë realizimin e të drejtave për minoritete.
“Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka ngritur vazhdimisht çështjen për të lejuar përdorimin e simboleve kombëtare për pakicat në Serbi por kjo po mbetet vetëm një gamë e gjerë e ligjeve dhe normave kushtetuese që nuk mundësojnë sot realizimin e të drejtave për minoritetet në Serbi”, tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se Beogradit i duhet shumë punë për t’u transformuar në një shtet modern dhe demokratik, ku do të kishte qytetari dhe të drejta për secilin shtetas, pavarësisht identitetit të tij.
Në Luginë të Preshevës jetojnë edhe minoritete tjera, ku përdorimi i lirshëm i simboleve për secilin banorë është e drejtë e tyre dhe nuk ka ndonjë pengesë, as nëpër festa kombëtare, e as për festa familjare.
Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc thotë se u është drejtuar institucioneve përgjegjëse që të lejohet përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve e t’u garantohet pakicave kombëtare gjithashtu edhe për shënimin e festave pa praktika diskriminuese.
“Ju kemi drejtuar institucioneve përkatëse që të lejojnë përdorimin e simboleve nacionale dhe shfaqjeve publike e të garantoj pakicave kombëtare, dhe shënimin e festave pa praktika diskriminuese”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se Serbia duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi për lejimin e simboleve kombëtare të pakicave.
“Serbia duhet ta ndjekë shembullin e Malit të Zi që ta lejojë përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare për pakicat në territorin e saj”, tha ai.
Ndërkaq, në përgjigjen e marrë nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë në Beograd për Ligjin për pakicat kombëtare thuhet se Ministria e Drejtësisë nuk është përgjegjëse për pyetjen që i është drejtuar.
“Ministria e Drejtësisë nuk është përgjegjëse për pyetjen tuaj”, thuhet në përgjigje. /Lirigzona Nuredini/