Ushtria e Serbisë vazhdon të armatoset pasi do të blejë fluturake pa pilot, por që janë të armatosura.
Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë.
“Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen fluturake të armatosura e pa pilot për ushtrinë tonë”, ka thënë Vuçiq, transmeton RTK.
Serbia më parë ka marrë nga Rusia “Mig 29”, kurse blerja e tashme është edhe një hap tjetër i armatosjes së Serbisë.
Foto: Ilustrim