Drejtësia e Serbisë është duke vazhduar hetimet ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, pavarësisht vendimit të gjykatës franceze për të mos e ekstraduar atë në Serbi, shkruajnë mediat serbe.
Sipas Tanjug, përcjell Telegrafi, drejtësia në Serbi ka konfirmuar se një urdhër arrest ndërkombëtar për Haradinajn mbetet në fuqi dhe se prokuroria vazhdon me procedurat. /Telegrafi/