Site icon Telegrafi

Serbia thotë është pronare e Trepçës

Çështja e Trepçës nuk mund të zgjidhet pa Serbinë, sepse Serbia është pronare e saj. Kështu kanë reaguar përfaqësuesit e gjashtë komunave të Kosovës me shumicë serbe, pas përpjekjes së Prishtinës, siç shkruan “V.Novosti” i Beogradit që këtë gjigant ta shndërrojë në ndërmarrje publike të Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që vetë ta ketë në dorë “Trepçën”.

Përfaqësuesit e këtyre komunave thonë se Kombinati “Trepça”, si subjekt më i madh ekonomik në Kosovë, ka rëndësi strategjike për mbijetesën dhe prosperitetin e popullit serb në Krahinë, siç e quan kjo gazetë Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Përmes qëndrimit se “Trepça” nuk mund të zgjidhet pa Serbinë, që është pronare e Kombinatit, kemi dashur të parandalojmë qëllimet e Prishtinës që të marrë ndonjë vendim të vendim të njëanshëm, përkatësisht Ligjin e paralajmëruar sipas të cilit ky Kombinat të bëhet Ndërmarrje publike e Qeverisë së Kosovës”, i ka thënë “Novostit” kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. Në këtë mënyrë Prishtina do të bënte çfarë të dojë me “Trepçën”.

Në territorin e komunës së Leposaviqit nga dy miniera Bello Bërdo dhe Crnac, në të cilat hyhet nga ana e Kosovës, xeheja nxirret në territorin e Serbisë së ngushtë”, siç e quan Beogradit Republikën e Serbisë, duke lënë të kuptohet se Kosovën e trajton pjesë të saj.

“Përveç kapitalit të investuar në ngritjen e “Trepçës” dhe të të gjitha kapaciteteve, edhe këto miniera janë dëshmi e qartë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa Serbinë”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version