Ministria e Drejtësisë së Serbisë do të kërkojë sa më shpejtë që të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca, shkruan Tanjug.
Pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës, Ministria e Drejtësisë sipas Tanjug do të dërgojë në gjykatë kërkesën për ekstradim me dokumentacionin e nevojshëm të përkthyer në frëngjisht, përcjell Telegrafi.
Gjykata e Apelit në Francë dje ka vendosur që Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim.
Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004./Telegrafi/