Site icon Telegrafi

Serbia do ta mirëpres Medvedevin me helikopterë rusë

Dy prodhues rusë të helikopterëve do t’i dërgojnë helikopterët e tyre në Serbi më 27 korrik për të pritur kryeministrin rus.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev do ta vizitojë Beogradin, ka thënë ambasadori rus Aleksandr Chepurin për “Sputnik”-in.

“Një takim i përbashkët i komisioneve për zhvillim ekonomik do të mbahet në Suzdal, një qytet 150 kilometra larg Moskës… këto janë ngjarjet kryesore që po i presim”, ka thënë Chepurin.

Ambasadori ka thënë se një takim i patriarkëve po ashtu pritet të ndodh, duke shtuar do të jetë takimi i parë i patriarkëve të 14 vendeve ortodokse që ndodh pas 1 mijë viteve.

Exit mobile version