Ambasadori serb në Moskë, Slavenko Terzic ka sulmuar ashpër ministrin e Sportit të Rusisë, Vitaly Mutkos.
Ministri rus pas vendimit të UEFA-s për pranimin e Kosovës, deklaroi se vendimi ishte demokratik dhe se ai duhet pranuar.
Sot, ka reaguar ambasadori serb, i cili nuk mund ta besojë se një rus ka dhënë një deklaratë të tillë.
“Isha i befasuar kur e lexova deklaratën e Vitaly Mutkos”, tha Terzic shkruan Tass.ru përcjellë GazetaOlle.
“Mutko harroi se vetëm një anëtar i Kombeve të Bashkuara mund të bëhet anëtar i UEFA-s”, shtoi serbi. Mutko, i cili është edhe president i Federatës së Futbollit të Rusisë, ka thënë se UEFA nuk është organizata e parë që e ka pranuar Kosovën, pasi edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka bërë këtë.
“Serbia e kundërshton vendimin dhe ne do ta çojmë rastin në Gjykatën e Apelit”, than për fund ai.
UEFA një javë më parë pranoi Kosovën, e cila mori 28 vota kundrejt 24 kundër.