Telegrafi

Serbia shtrin duart tek energjia e Malit të Zi

Drejtori i EPS, Dragomir Markovic, tha se rëndësia e blerjes nuk qëndron vetëm te paketa e aksioneve, por edhe te fakti se blerësi do të mund të menaxhojë sistemin energjetik të vendit më të vogël të Ballkanit. Serbia është e interesuar edhe për shfrytëzimin e burimeve ujore të Malit të Zi, veçanërisht lumit Drino.

Operatori italian i transmetimit TERNA, ka shpallur dëshirën për të pasur një lidhje interkonjeksioni me Malin e Zi dhe Serbia, e cila zotëron një monopol virtual mbi linjat e interkonjeksionit në Ballkan, synon të ruajë pozicionin e vet përmes blerjes së kompanisë malazeze të energjisë elektrike.