Telegrafi

Serbia shtrëngon rripin

Ai në intervistë për gazetën "Novosti" theksoi se fillimisht të gjitha rrogat në sektorin publik do të ngrihen, me çka do të kursehen 130 milionë euro.

"Do të ndalohet rritja e numrit të punësuarve, ndërsa në vendet e personave që do të shkojnë në pension nuk do të pranohen punëtorë të rinjë", tha Dinkiç.

Sipas tij privilegjet që i kanë pasur krerët dhe të punësuarit në ndërmarrjet publike do të hiqen, ndërsa do të ndalohet edhe blerja e automobilave.

Ai theksoi se ribalanci i buxhetit do të miratohet në fillim të muajit prill, ndërsa në bazë të marrëveshjes me FMN-në do të kërkohet kredi nga bankat e huaja komerciale prej 500 milionë euro për mbulimin e vrimës buxhetore.