Site icon Telegrafi

Serbia shteti më diskriminues në Evropë

Serbia si shtet dhe territor u ndërtua dhe u themelua mbi territoret e uzurpuara, të pushtuara apo të marra në mënyrë të dhunshme dhe klandestine duke i ndjekur dhe përndjekur banuesit e tyre historik si: nga Toplica (Molla e Kuqe), Sanxhaku (Tregu i Ri), Vojvodina, Republika Serpska.
Territori i saj natyral është pashallëku i Beogradit.
Të gjitha ato që thuhen nga ana e serbëve se “Kosova është djepi i Serbisë”, se “Kosova është zemra e Serbisë”, se “Kosova është tokë e Serbisë”, janë pjesë e propagandës dhe përralla që thuhen sot e 600 vjet më parë.

Serbët si propagandën më të madhe të tyre, e kanë dhe propagandojnë me Betejën e Kosovës së vitit 1389 që u zhvillua në Gazimestan, serbët propagandojnë se ata ishin udhëheqës të vetëm të kësaj lufte, se ata ishin luftëtarë të pamposhtur, se ata ishin të vetmit që derdhnin gjak për Kosovën, se ata ishin të vetmit fitimtar të kësaj beteje.

Por ky brum i propagandës politike- shoviniste serbe e ka zanafillën qysh nga “Doktrina e Shenjtë Serbe” që synonte eliminimin etnik – fizik të popullit shqiptar të Kosovës që nga viti 1875-1878 e këtej nën patronatin e çetnikëve si: Ilia Grashanin, Nikolla Pashiç, Jovan Cvijiç, Ivo Andriç, Vasa Çubrilloviç, Aleksandër Rankoviç, Kral Nikolla,Çedo Topalloviç, Drazh Mihajli, Çedo Mijoviç, Milosh Obrenoviç, deri te priftërinjtë si : Amfilohije Radoviç, Artemie Radoslavijeviç, Vladan Gjorgjeviç, Obrenoviqët, e deri te Vojslav Shesheli, Ratko Mladiçi, Radovan Karagjiçi, Zheljko Raznjatoviç, Slobodan Milosheviç, Vojsllav Kushtonica, e Ivan Nikoliçi që janë edhe sot e kësaj dite janë në funksion të “Doktrinës së Shenjtë Serbe” .

Sa i përket Betejës së Kosovës, në literaturën folklorike dhe historike serbe kemi të bëjmë me një mistifikim (mashtrim) ndoshta më të madhin që ka njohur historia botërore. Sot në shumë dokumente historike rreth zhvillimit të Betejës së Kosovës, të gjetura në arkivat e shteteve si: Austria, Hungaria, Bulgaria, Rumania, Turqia, Gjermania, Vatikani, Greqia, Shqipëria, vërtetojnë dhe demantojnë propagandën e “Doktrinës së Shenjtë Serbe”. Beteja e Kosovës ishte aleancë mes shteteve ballkanike kundër perandorisë osmane.
Kjo betejë apo vendi se ku duhej të zhvillohej dhe të dilej në mejdan, ishte caktuar një muaj më parë nga udhëheqësit e Aleancës Ballkanike dhe Perandorisë Osmane (pra, me marrëveshje).

Kjo fushëbetejë ishte caktuar 4 km afër Prishtinës së sotme në vendin e quajtur Gazimestan, Aleanca Ballkanike numëronte 40 mijë luftëtarë nga vendet si: Shqipëria natyrale, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Bosnja e Hercegovina, Zeta ( Mali i Zi) , ku kishte edhe luftëtarë nga Gjermania, Italia dhe Austria; kurse Perandoria Osmane numëronte mbi 100 mijë luftëtarë.

Serbët e mashtruan një botë të tërë, mashtruan Evropën, më e keqja se edhe vetveten mashtruan për disa vite, ata trullosën historinë, mashtruan njerëzinë por jo pafundësisht falë dokumenteve historike të gjetura në arkivat dhe bibliotekat e Evropës, që thonë të kundërtën e asaj se çka thonë serbët.

Disa nga elementet që demantojnë shovinizmin e “Doktrinës së Shenjtë Serbe”

E para: Kosova në antikitet njihej me emrin unik Dardhania- Dardania-Dardha- vendi ku bëheshin dardhat, vend i dardhave.
E dyta: serbët janë të ardhur nga Karpatet ruse në Dardhani – Dardani në fund të shekullit të VII.
E treta: para se të vinin dhe t`i pushtonin trojet e Ilirisë në Ballkan, Iliria kishte bëre tri beteja të njëpasnjëshme dhe sat ë lavdishme kunder Perandorisë Romake, Lufta e pare Iliro-Romake u zhvillua në vitin 229-228 .e.s.
Lufta e dytë Iliro-Romake u zhvillua në vitin 219-219 p.e.s.
Lufta e tretë Iliro-Romake u zhvillua në vitin 170-167 p.e.s.
E katërta: Kishat ortodokse serbe u ndërtuan shumica mbi themelet e kishave katolike shqiptare, si kisha e Graçanices, Boletinit, Moçares eTamnicës, Hajnocit në Komunën e Kamenicës, Deçanit, Prizrenit, Pejës, Therandes, Gjakovës, Stanishorit, Shillovës, Budrigës, Parteshit të Gjilanit, kisha e Krushës, e Vitisë në Buzovik, Drenas, Belicës dhe Çerkolezit së Burimit, kisha e Mleçanit dhe Dolacit të Klinës, Katedralja e Nishit- Nissus-Naissus,Leskocit, Vranjes, e shumë e shumë të tjera.

E pesta: (T`i shohim disa elemente të toponimisë Ilire-arbërore-shqiptare dhe më pas sllave); Serbët me ardhjen e tyre në trojet e Ilirisë ua ndryshuan emrat vendbanimeve shqiptare, disa shembuj: Ulpianën e quajtën Lipljane, Ulpiana vendbanimi më i hershëm ilir (Ulp-iana = vend i hithave ( ulpëti, -ni m.sh.nj, -njtë bot. Hithës). Dhe vërtetë, mbi gërmadhat e Ulpianës, sot e kësaj dite ka ulpëtinj;

Peja – Pejë (ku është sot Patrikana ortodokse ) del nga Pech( në Kohën Antike e Mesjetare) ishte p(j)ekë=furrë shkritore e xehes së hekurit; furrë tullash e tjegullash); kurse serbo –sllavët e kthyen në Peç=Furrë me pjekë, kurse sot ka marrë formën Pejë.
Deçan (aty ku sot ndodhet Manastiri, Kisha Ortodokse) (Deç-an- ana e deçve(deshve)-(qingjave): pra vend ku ka shumë desh.
Graçnica (ku ndodhet Manastiri, Kisha Ortodokse ) (graç-an-ica – ana e fundosur, tokë e shembur), pra Graçnica ka kuptimin e tokës së shtrembër.

Gjakova – Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës (që ishte një katolik i pasur shqiptar), dhe më vonë mori emrin Jakova, serbët emërtuan në Gjakovica-Djakovica.
Prishtina është fjalë ilire pra burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”.
Gjilani është themeluar nga fisi i Gjinajve, që më vonë u quajtën Gjinoll, kurse serbët e quajtën Gnjillane- i kalbtë kalbcak .
Fshati Tugjec (Komuna e Kamenicës njihej me emrin tok`zezi-tokëzezi-toka e zezë, serbo-sllavët ia ndërruan dhe emëruan në Tugjevac, që d.t.th i huaj.
Nishi – Nisuss – Naisus që në ilirishte do të thoshte – Njësh-Njish- Nish, pra i pari.
Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendra më e madhe e Ilirisë dhe njihej me emrin Scupi.

E gjashta: Iliria u kristianizua në fund të shekullit të –II-të, nga Papa Gjon Pali –II- të, Ilirët kishin kisha edhe ishin më të përparuar në aspektin fetar para sllavëve, njëherit ishin mjeshtër të mëdhenj të ndërtimit të kishave dhe katedraleve katolike.

E shtata: Shqiptarët që nga shekulli i-XV-të e këtej filluan të venin emra osmanlinj (pra, që nga pushtim turk) si; Hasan, Hysen, Mahmut, Belkize, Xhabirl, Zyba, Kahriman, Kurse para shekullit-XV– të, emrat iliro-arbëror ishin: Pleurat, Teutë, Gent, Pirro, Skerdilajd, Bardh, Trim, Lis, Hana, Zana, Bato, Flutura, Zojë, Longar, Malësor/e. Drangua,Vrana, etj etj.

E teta: Deri në vitin 1878 në Fushën e Toplicës kishte mbi 650 vendbanime shqiptare, pas vitit 1878 dhe pas dëbimit të shqiptarëve , serbët e kolonizojnë “Mollën e Kuqe.”

T`i kthehemi edhe një herë “Betejës së Kosovës” së vitit 1389, Prijësit , udhëheqësit komandantët,ushtrisë Arbërore -Shqiptare të kësaj beteje ishin: Teodor Muzaka kryekomandant ( i cili edhe ra heroikisht në fushëbetejë 1372-1389), Gjona Balsha i dytë udhëheqës i Shqiptarëve në njësinë shigjetare , Gjon Kastrioti prijës i kalorësisë.

Në këtë betejë morën pjesë fiset autoktone të Shqipërisë Etnik si nga( Fusha e Pollogu, Malësia(sot Mali i Zi)- Podguri-Vranja-Uksana-Ohria-Nishi-Dukagjini-Shkodra-Lezha nga Kosova dhe Shqipëria e sotme, fiset tradicionale ) si: Topiajt, Arianitet, Muzakajt, Kastriotët, Hotët, Kolajt, Gjinajt, Spanët, Sopajt, Thaçajt, Shpatajt, Zenebishët, Dukagjinët, Vuthajt, Gjonajt, Balajt, Nikajt, Merturajt, Shalajt,Vranajt, Dodajt, Prenajt.

Dhe që nga 1389 fillon nj kapitull i errët për shqiptarët e Kosovës, ku mbetemi nën pushtimin osman deri më 1912. Kurse “Doktrina e Shenjtë Serbe” që nga 1875-78 (Menjëherë pas fillimit të luftës Ruso-Turke) fillon planet masive për zhdukjen dhe eliminim etnik-fizik të shqiptarëve nga Dardania natyrale. Ku nga kjo Doktrinë u dëmtuam rëndë kombëtarisht pasi aty ishin vetë serbët dhe përfaqësuesit tyre, që bënin planifikimin e ndarjeve të trojeve shqiptare qysh nga dhe ishin vete prezent si në: Marrëveshjen e Shën Stefanit 1878,
Kongresin e Berlinit 13 qershor-13 korrik 1878,
Në Paris në vitin 1919,
Konferencën e Amasadorëve në Londër 1913, ku edhe u ndanë nga trungu i Shqipërisë, Malësia (pra, Plava-Gucia, Ulqini), Kosova, Çamëria, Ilirida, Toplica, Sanxhaku.

Nga viti 1875-1878 “Doktrina e Shenjtë Serbe” nis zbatimin e planeve famëkeqe të saj, pra dëbimin e shqiptarëve nga Toplica, ku dëbohen mbi 650 fshtra etnike shqiptare, dhe nga viti 1878-1879 vriten, masakrohen, mbi 70 mijë shqiptarë të pafajshëm, vuajtjet e shqiptarëve vazhdojnë pafund.

Exit mobile version