Site icon Telegrafi

Serbia shpreson se NATO do t’ia kthejë kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës?

Gazeta serbe Vecernje Novosti, shkruan se përfaqësuesit e Serbisë do të takohen me një delegacion të NATO-s më 14 dhjetor ku do të bisedohet për rikthimin nën kontrollin e Serbisë të hapësirës ajrore mbi Kosovën – të cilën momentalisht e kontrollon KFOR-i.

“Në lidhje me kontrollimin e hapësirës ajrore, në Bruksel do të diskutojnë edhe Aleksander Vuçiç e Jens Stoltenberg”, shkruan Novosti, njofton Klan Kosova.

“Kërkesat tona janë të gatshëm dhe qëndrimi është shumë i qartë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur hapësirën tonë”, ka thënë për gazetën serbe, Radojica Rovcanin, drejtor i Kontrollit të Fluturimit të Serbisë dhe Malit të Zi, i cili do të jetë në delegacionin në Bruksel.

Qiellin mbi Kosovë, që nga viti 1999, e kontrollon KFOR-i, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version