Site icon Telegrafi

Serbia shkurton 30.000 vende pune

Serbia, deri në fund të vitit, në shërbimet publike do të duhet të ketë rreth 30.000 më pak të punësuar si rezultat i racionalizimit dyvjeçar, kumtoi ministrja serbe për Administratë Publike dhe Pushtet Lokal, Kori Udoviçki.

Racionalizimi zgjat tani më dy vite, sepse në fuqi është ndalesa për punësim (në shërbim publik).

“Deri në fund të këtij viti do të kemi rreth 30.000 më pak të punësuar në shërbimin shtetëror. Domethënë, më pak nga ata që punojnë, në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, në atë që quhet shtet, e jo ndërmarrje publike”, sqaroi Udoviçki për RTS.

Ajo paralajmëroi se me racionalizimin në shërbimet publike do të fillohet nga mesi i shtatorit, ndërsa pas rrethit të parë do të analizohet se në cilat sektore mungojnë kuadro.

Exit mobile version