Qeveria e Serbisë e ka shkarkuar nga detyra, Sreçko Milaçiq, rektor i Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë.
Në ushtrimin e detyrës së rektorit u emërua profesori, Blagoje Nedelkoviq nga Fakulteti i Shkencave Teknike.
Rektori i deritanishëm është liruar nga detyra, me propozimin e Ministrisë së Arsimit të këtij vendi pas ankesave të shumta për punën e tij, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Në peticionin për shkarkim të nënshkruar nga profesorë, studentë, deputetë dhe përfaqësues të komuniteteve serbe në Kosovë theksohet mes tjerash se ai nuk e ka raportuar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit, ka shpërndarë në mënyrë të pabarabartë buxhetin.
Ankesa ndaj Milaçiq ka pasur edhe për mbyllje të departamenteve të caktuara në Moravë, Graçanicë, Zubin Potok, kështu duke iu lënë hapësirë hapjes së universiteteve private, transmeton Klan Kosova.