Telegrafi

Serbia rrugëdaljen nga kriza e shikon në ndërtimin e Korridorit 10

Këtë në intervistën për "Politika" e deklaroi ministri serb i Infrastrukturës Millutin Mërkonjiq, duke shtuar se nëse punët zhvillohen sipas planit, deri më 1 tetor do të përfundohen 40 kilometra të këtij aksi. 

Mërkonjiqi informoi se në këtë moment sundon një interesim i madh për realizimin e punëve publike, të cilat i financon Qeveria e Serbisë, për çka më së miri flet e dhëna, sipas të cilës, në tender për ndërtimin e 20 kilometrave të aksit Novi Sad-Hogorsh janë paraqitur 27 sipërmarrje.