Telegrafi

Serbia rrit tarifat për shfrytëzimin e autostradave, diasporës do t’i kushtojë më shtrenjtë ardhja në Kosovë

Të gjithë mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës përmes Serbisë, nga sot do të duhet të japin më shumë para për shfrytëzimin e atyre rrugëve.

Kjo është bërë e ditur nga ministria e Transportit në Serbi, që theksoi se çmimet janë ngritur për 10 për qind, transmeton Telegrafi.

Shoferët që shfrytëzojnë autostradën Beograd-Shid do të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 sa ishte më herët.

Ajo Obrenovac-Prelinë do të jetë 4.79 euro, kurse Beograd-Suboticë, 6.84.

Në anën tjetër është bërë e ditur se tarifa më e lartë do të jetë për të gjithë ata që kalojnë nëpër autostradën Beograd-Dimitrovgrad, që do të kushtojë 14.27 euro. /Telegrafi/